E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

KQZ/ Të gjitha partitë HAJDUTE VOTASH

PUBLIK.live/ E premte, 14 Korrik 2017

Nga rinumërimi i 64 kutive të qarkut të Tiranës me kërkesë të PDIU-së dhe PS-së doli në pah elementi i konsumimit të veprës penale nga dhjetëra numërues.
Nga 64 kuti, vetëm 7 tabela rezultatesh përputheshin me votat që ndodheshin brenda kutisë. Në 57 kuti të tjera votat ishin tjetërsuar dhe numërimi i parë me atë të dytin nuk përputheshin thuajse në asnjë parti.

Në total, Partia Socialiste kishte marrë padrejtësisht 69 vota më shumë, ndërsa Partia Demokratike 47 të tilla. LSI-ja ka marrë padrejtësisht 74 vota më shumë, ndërsa PDIU është e vetmja me bilanc negativ, ku edhe pse i kishin hequr 5 vota në total, ajo vetë kishte përfituar padrejtësisht 52 vota, ndërsa i kishin marrë 57 të tilla.

Nga këto lëvizje nuk ndryshon rezultati në nivel qarku, por është konsumuar vepra penale e të Falsifikimit të materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve, parashikuar nga neni 326 i Kodit Penal.

Po kjo vepër kur kryhet nga personat që kanë për detyrë të administrojnë procesin zgjedhor, pra, nga numëruesit, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

Përfaqësuesi i LSI-së në KQZ. Bledar Dervishaj tha per report tv se pikërisht për këto parregullsi që u hasën, duhej të ishte rinumëruar e gjithë Tirana.
Por pavarësisht kësaj kërkese të LSI, përfaqësuesi i saj në KQZ, Gëzim Veleshnja votoi kundër rinumërimit të gjithë Tiranës.

Deri më tani, edhe pse kreu i KQZ-së ka bërë thirrje publike që prokuroria të hetojë krimet elektorale, nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për nisjen e hetimit të ndonjë rasti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.