KQZ vendos sot për regjistrimin e koalicionit Berisha-Meta
Bashkë Fitojmë” është koalicioni i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Partisë së Lirisë, Partisë Demokristiane dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
Dokumentacioni për regjistrimin e këtij koalicioni u dorëzua 15 mars, ndërsa ditën e sotme do të mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të shqyrtuar këtë kërkesë.
Konkretisht, në rendin e ditës të KQZ-së do të shqyrtohen 5 pika, dy prej të cilave janë regjistrimi në zgjedhjet e 14 majit i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe i koalicionit “Aleanca Liberale e Djathtë”.
Seanca publike e KQZ-së do të mbahet në orën 11:00.
Njoftimi i KQZ-së:
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e Shtunë, datë 18.03.2023, në orën 11:00.
Rendi i ditës:
1. “Për shqyrtimin e kërkesës së Koalicionit “Aleanca Liberale e Djathtë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
2. “Për shqyrtimin e kërkesës së Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
3. “Për zbatimin e vendimit nr.27, datë 16.3.2023, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve”.
4. “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues z. Rodolf Llambi Xhillari, anëtar në Këshillin e Bashkisë Tiranë”.
5. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 100, datë 8.3.2023, “Për caktimin e numrit të kandidatëve në listat shumemerore të paraqitura nga subjektet zgjedhore për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



