E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KQZ vendos sot t’u lërë ose t’u heqë mandatin, deputetëve Rehovica dhe Rakipi
Lajme

KQZ vendos sot t’u lërë ose t’u heqë mandatin, deputetëve Rehovica dhe Rakipi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë vendim sot, ora 12:00, për lënien ose jo të mandateve për 2 deputetët, Gledjon Rehovica i LSI dhe Aqif Rakipi i PDIU-së, pasi nga një verifikim i Prokurorisë së Përgjithshme kanë rezultuar të kenë kryer vepra penale si ajo e vjedhjes dhe nuk e kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Po ashtu, KQZ do të shqyrtojë fatin e funksionarëve publikë, Eduard Kapri, kryebashkiak i Pogradecit, Mhill Fufi, ish-deputet dhe Omer Mano, ish-deputet.

Në rendin e ditës, konkretisht është shqyrtimi i projekt vendimeve:

1. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Gledjon Rehovica, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

2. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Aqif Rakipi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

3. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Eduart Kapri, Kryetar i Bashkisë Pogradec, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integriteti t të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

4. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Mhill Fufi, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

5. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Omer Mamo, ish- deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.