E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreshnik Bajraktari emërohet drejtor i ri i Portit të Durrësit
Lajme

Kreshnik Bajraktari emërohet drejtor i ri i Portit të Durrësit

Kreshnik Bajraktari emërohet drejtor i ri i Portit të Durrësit, pasi Pirro Vëngu ka marrë postin e ministrit të ri të Mbrojtjes pas ndryshimeve në qeveri të bëra publike nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS

Kreshnik Bajraktari është drejtori i ri i portit të Durrësit.

Ai zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtorin Pirro Vengu.

Ky i fundit, nga kjo e martë do të jetë ministri i ri i Mbrojtjes, pas ndryshimeve në qeveri të bëra të ditura nga kryeministri Rama në Kongresin e Partisë Socaliste.

Drejtori i ri i portit deri më tani ka mbajtur detyrën e këshilltarit pranë ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.

Ai ka mbaruar studimet e larta në universitetin Politeknik të Tiranës dhe është me origjinë nga Kukësi.

Emërimi i tij u bë ditën kur u hap gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.