E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i Agrares Duka, takim me fermerët
Lajme

Kreu i Agrares Duka, takim me fermerët

“Kandidatët do i zgjedh mes jush”

Duka, takim me fermerët/ “Kandidatët do i zgjedh mes jush”

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka dhe drejtues të tjerë të saj zhvilluan një takim me banorë të fshatit Barbullinjë në Lushnjë.

Duka pyeti fermerët për problemet me të cilat po përballen, ndërsa deklaroi se bujqësia po vazhdon të mos marrë vëmendjen e duhur nga qeveria.

“Ky takim i hapur me banorët është fillimi i një turi diskutimesh me shtresën e shoqërisë më të persekutuar në raport me mbështetjen qeveritare. Edhe pse është kontribuesi më i rëndësishëm në ekonomi, bujqësia vazhdon të mos marrë vëmendjen e duhur”, u shpreh ai.

Gjithashtu, ai foli edhe për paketën e tij të propozimeve për bujqësinë dhe mjedisin dhe për listat e kandidatëve.

“Ne nuk do të zgjedhim sallat e hoteleve për të folur me njerëzit, por tokën, fermat, kantieret, ndërmarrjet, aty ku njerëzit e thjeshtë punojnë çdo dite.

Në listat e kandidatëve ne kemi si qëllim të fusim njerëzit që përfaqësojnë këtë shtresë të shoqërisë, në mënyrë që nesër ata të mbrojnë interesat e tyre”, theksoi Duka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.