Kreu i AKEP, Ilir Zela jep dorëheqjen: S’lejova që interesat publike të nëpërkëmben
Dy vite pas marrjes se detyres ka dhene doreheqjen Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ilir Zela.

Doreheqjen ai ia ka paraqitur me ane te nje letre edhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, për dijeni edhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
“Me paqen e njeriut që i ka shërbyer publikut me përkushtim shembullor, në këtë detyrë apo në angazhime publike të mëhershme, pa lejuar në asnjë moment që interesat publike të nëpërkemben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste, ju njoftoj doreheqjen time nga detyra e Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP”- shkruhet ne leter
Ja letra
“Prej datës, 22 nëntor 2017 kam patur privilegjin që me besimin dhe mbështetjen e plotë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ti shërbej publikut në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).
Me paqen e njeriut që i ka shërbyer publikut me përkushtim shembullor, në këtë detyrë apo në angazhime publike të mëhershme, pa lejuar në asnjë moment që interesat publike të nëpërkemben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste, ju njoftoj doreheqjen time nga detyra e Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



