Kreu i AMP, Klevis Qose, pret ambasadoren e Izraelit, Galit Peleg
Në fokus integriteti dhe bashkëpunimi institucional
Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, në ambientet e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).
Takimi u përqendrua te zhvillimet aktuale, sfidat me të cilat përballet institucioni dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit mes palëve, me vëmendje të veçantë te forcimi i integritetit institucional.
Gjatë bisedës u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional për përmirësimin e mekanizmave që lidhen me integritetin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë së strukturave policore. Në këtë kuadër, palët diskutuan edhe për nevojën e rritjes së efektivitetit të institucioneve përgjegjëse për kontrollin dhe mbikëqyrjen e punës së policisë.
Ambasadorja izraelite, Galit Peleg, shprehu gatishmërinë për të vijuar dhe mbështetur bashkëpunimin me AMP-në, veçanërisht përmes shkëmbimit të përvojave, njohurive profesionale dhe praktikave të mira në fushën e integritetit institucional.
Nga ana tjetër, takimi u vlerësua si një mundësi për të forcuar kontaktet mes institucioneve shqiptare dhe izraelite, duke krijuar hapësirë për shkëmbim eksperiencash në çështje që lidhen me sigurinë, integritetin dhe mekanizmat e mbikëqyrjes policore.
Në përfundim të takimit, Klevis Qose dhe Galit Peleg vlerësuan rëndësinë e vijimit të komunikimit dhe bashkëpunimit, si dhe të shkëmbimit të praktikave mes institucioneve të dy vendeve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



