E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i Antiterrorit: Janë edhe 30 persona të tjerë në kampin Al Hawl
Publik News

Kreu i Antiterrorit: Janë edhe 30 persona të tjerë në kampin Al Hawl

Drejtori i Antiterrorit në Policinë e Shtetit Gledis Nano, duke folur për mediat tha se në kamp janë ende 30 persona, duke shtuar se një pjesë e tyre nuk janë bashkëpunues me strukturat.

“Janë rreth 30 persona të tjerë në kamp Al Hawl. Pjesa më e madhe e personave nuk bashkë-punuan. 5 gra dhe 14 fëmijë u riatdhesuan nga Siria në vendin tonë. Sa i takon atyre që kanë ikur për luftë, një pjesë e tyre janë larguar dhe fshehur në terren, dhe një pjesë mund të kenë humbur jetën si pasojë e luftimeve.

Ne do të vazhdojmë punën tonë, se kemi ndaluar asnjëherë. Është një proces që paralelisht me ndërhyrjen tonë, është procesi i integrimit. Ndaj kërkon kohë. Pjesa më e madhe të tjerëve janë në Al Hol. Nuk janë bashkëpunues, i fshihen punonjësve që të bashkëpunojnë për rikthimin e tyre”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.