Kreu i Autoritetit të Dosjeve: Kemi bërë 1500 verifikime, ja sa zyrtarë kanë probleme me të shkuarën
Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit e Shtetit, Gentiana Sula, ka deklaruar sot se në 2 vite pune të institucionit që ajo drejton është bërë verifikimi i të paktën 1500 figurave të rëndësishme dhe 30 janë gjetur me probleme.

Po ashtu ajoi shtoi se nga 30 figurat, 4 prej tyre janë zbuluar gjatë kohës së verifikimeve për organet e reja të drejtësisë.
“Në dy vite ekzistencë ka verifikuar të paktën 1500 figura, të cilët janë të gjithë zyrtarë shumë të lartë, natyrisht ashtu siç i ka ligji. Për organet e larta të drejtësisë kemi verifikuar rreth 550 figura dhe 4 prej tyre janë gjetur me probleme. Në dokumentet e sigurimit nga 1500 figura rreth 30 janë gjetur me probleme”, u shpreh Sula.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



