Kreu i FLO-së kalon vettingun, dyshimet për blerjen e dy apartamenteve, ja çfarë konstatoi komisioni
Drejtori i Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga ka kaluar ditën e djeshme vetingun.
Vendimi është marrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.
Drejtuesi Bizhga doli i pastër në kriterin e vlerësimit të figurës, ku nuk u konstatuan të dhëna për veprimtari kriminale, denoncime apo të dhëna për kontakte me botën e krimit.
Më herët Komisioni i jashtëm i vlerësimit konstatoi probleme për 2 apartamente në pronësi të Bizhgës.
Sipas komisionit për apartamentin në Tiranë të blerë me kursime nga emigrimi në Itali me vlerë 2 mln lekë nuk është deklaruar shtesa e kryer në deklaratën vetting.
Mos përputhje ka pasur dhe për shitjen e një apartamenti në Vlorë, ku vlera e shitjes rezulton 2 mln lekë, ndërsa në deklaratën noteriale 1.6 mln lekë. Bizhga është shprehur se shitja ishte kryer nga miqtë e tij pasi nuk mund të paraqitej personalisht në Vlorë pas plagosjes gjatë ushtrimit të detyrës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



