E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i FRPD-së në banesën e qytetarit në varfëri ekstreme: Kjo nuk është Shqipëria që na tregojnë në televizor
Publik News

Kreu i FRPD-së në banesën e qytetarit në varfëri ekstreme: Kjo nuk është Shqipëria që na tregojnë në televizor

belind

Sipas kreut të FRPD-së Kombinati është një ndër lagjet më të pazhvilluara të Tiranës, me tregues të lartë të papunësisë dhe varfërisë, por në 25 prill qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin mes ndryshimit apo vazhdimësisë së kësaj situate.

Këlliçi bisedoi me një qytetar, që sipas tij është i papunë dhe në kushtet e mbijetesës ekstreme, i cili i tregoi kreut të FRPD brendinë e varfër të banesës që ndan me të bijën.

“Nuk ka ndihmë për mua”, shprehet i pashpresë qytetari, duke treguar portofolin e tij të boshatisur. Sipas tij arsyeja është ngjyra e tij e lëkurës. Kjo e bën edhe më të rëndë qasjen e i përgjegjëse ndaj shtresave në nevojë dhe veçanërisht ndaj pakicave etnike.

“A ke më shpresë tek Edi Rama”, ishte pyetja e Këlliçit që i la hapësirë qytetarit të shprehte gjithë revoltën e tij ndaj qeverisë Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.

“Kjo nuk është Shqipëria që na tregojnë në televizor”, shtoi Këlliçi. “Janë mësuar të vjedhin”, konkludoi qytetari bisedën.

“Kombinati njihet si një ndër lagjet më të pazhvilluara të kryeqytetit, me tregues të lartë të papunësisë dhe varfërisë. Pavarësisht treguesve, Kombinati është parë gjithnjë si bastion i socialistëve. 25 prilli është dita kur qytetarët e kësaj zone do të zgjedhin mes dy alternativave. Ndryshim apo vazhdimësi, kjo ngelet për t’u parë”, shprehet kreu i FRPD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.