E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i FRPD-së në protestë: Atdheu ynë është rikthyer në sulltanat
Publik News

Kreu i FRPD-së në protestë: Atdheu ynë është rikthyer në sulltanat

Rilindja synon të kthehet në sistem të përjetshëm

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Besart Xhaferri ka deklaruar se atdheu ynë sot është rikthyer përsëri në sulltanat.

Ai u shpreh gjatë fjalës në protestë se Rilindja po mundohet të kthehet në sistem të përjetshëm.

“Sot jemi oqean lirie, dallgë shprese. Atdheu ynë është rikthyer përsëri në sulltanat. Historia do e kujtojë po me aq turp sa Hamza Kastriotin. Edi Rama i ka shërbyer biznesmenët, gazetarët, ambasadorët dhe aktivistët e shoqërisë civile.

Ai kërkon 30% të tenderave në llogaritë bankare të Panamasë. Kush nuk blen dot vota duhet të përdhosë opozitën. Ata gazetarë dhe aktivistë që janë më të pasur se biznesmenët.

 Sepse jemi kthyer në të keqen e vetes, shqiptarë që vjedhin shqiptarë dhe Shqipërinë. Rilindja e vërtetë e Frashërllinjve e shporri sulltanatin, ndërsa rilindja e rreme e Edi Ramës na e risolli përsëri. Rilindja po mundohet të kthehet në sistem të përjetshëm. Shqipëria ka zot. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe na dhënë forcë në këtë mision deri në përmbysje”, deklaroi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.