Kreu i Gjykates nuk kalon vetingun
Kreu i Gjykates se Tropojes, Dritan Seci nuk ka kaluar dot testin e vetingut. Pas hetimit, KPK ka vendosur sot shkarkimin e tij nga detyra.
Trupi gjykues që ka kryer hetimin për kryegjyqtarin përbëhet nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici, duke hetuar në të tria kriteret e rivlerësimit.
Seci e ka filluar detyrën si gjyqtar në Gjykatën e Tropojës që në vitin 2004, disa vite më vonë emërohet në krye të këtij institucioni dhe vazhdon ende të kryejë detyrën aty.
Referuar deklaratave të pasurisë, gjyqtari Seci zotëron një apartament dhe një lokal shërbimesh në Bajram Curri, si dhe një apartament në Tiranë.
Gjatë vitit 2018, Seci është përmendur në media si gjyqtari i çështjes kundër ndërtimit të hidrocentralit Dragobia, në Lumin e Valbonës.
Më herët, në media është shkruar se gjyqtari Dritan Seci ka vendosur të mos pranojë ankimin e shoqatës “Toka”, e cila i ishte drejtuar Gjykatës së Apelit të Shkodrës për të kundërshtuar vendimin për bllokimin e veprimeve përmbarimore.
Pra, e njëjta gjykatë që bllokoi pezullimin e punimeve, vendos që të mos ankimohet vendimi i tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



