E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i Hezbollahut mban fjalimin e parë pas shpërthimeve vdekjeprurëse: Veprime kriminale
Lajme

Kreu i Hezbollahut mban fjalimin e parë pas shpërthimeve vdekjeprurëse: Veprime kriminale

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah ka mbajtur fjalimin e parë pas shpërthimeve vdekjeprurëse në Liban. Ai thotë se sulmet me pajisjet pager kishin për qëllim “të vrisnin 4000 njerëz në një moment”. “Ky ishte qëllimi i armikut dhe kjo është shkalla e kriminalitetit”.

“Si mund ta quajmë këtë lloj veprimi kriminal. A është një operacion i madh? A është gjenocid? A është masakër?”, tha ai, ndërsa shtoi se “armiku izraelit i ka kaluar vijat e kuqe”.

“Shpërthimet kanë ndodhur në spitale, në farmaci, në tregje, në dyqane, në shtëpi, në makina,” shton ai, dhe “në rrugët ku shumë civilë ishin së bashku me gra dhe fëmijë”, vijoi më tej në deklaratën e tij kreu i Hezbollahut.

Ai tha se Hezbollahu do të hetojë kompanitë e përfshira në prodhimin dhe shitjen e pagerëve, si dhe mënyrën se si janë shpërndarë.

“Kjo mund të quhet një deklaratë lufte,” shtoi ai. “Ne kemi marrë një goditje shumë të rëndë, por kjo është gjendja e luftës. Përmes kësaj përvoje dhe mësimeve të saj ne do të jemi më të fortë dhe më të fuqishëm”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.