E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame shërohet nga  Covid: Kjo është luftë
Publik News

Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame shërohet nga Covid: Kjo është luftë

Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame e ka fituar beteën me Covid-19.

Lame me anë të një postimi shskruan se ‘unë sot dola nga karantina e kovidit’. Teksa tregon se e ka fituar betejën me Covid, Lame ka shkruar edhe ‘dy fjalë’  për punonjësit të cilët janë të prekru nga koronavirus dhe që ndodhen ën shtrat.

Ndër të tjera kreu i Kadastrës ka bërë me dije se pavarësisht se disa punonjës janë prekur nga koronavirusi, puna vazhdon normalisht dhe se shërbimi nuk është ndërprerë për asnjë ditë, as për qytetarët, as për institucionet, as për procesin e rindërtimit dhe as për legalizimet.

Postimi i plotë:

LLOGORJA JONË

Unë sot dola nga karantina e kovidit. Kur unë u diagnostikova me këtë punë, shkruan gazetat. “Drejtori i përgjithshëm i Kadastrës me kovid!”, “Lame zë shtratin me kovid!” Ndoshta normale kjo, se helbete, goxha direktor!.

Por bashkë me mua, ato ditë ishin në shtrat edhe 24 punonjës të tjerë të Kadastrës. Për ta nuk shkroi njeri, veç të afërmve të tyre.

Sot që unë u ktheva në zyrë, janë në shtrat 36 punonjës dhe çdo ditë bien të tjerë. As për ta nuk shkruan njeri, se janë njerëz të zakonshëm, specialistë kokëulur.

Më lejoni të shkruaj unë dy fjalë për ta.

Kjo është luftë. Secili prej nëpunësve të shtetit shqiptar ka vendin e tij në llogoren e gjatë të kësaj Lufte.

Me gjithë këta “të rënë” në krye të detyrës, Kadastra vijon të punojë normalisht. Janë kolegët e tavolinës ngjitur, që vijojnë punën e kolegut që ka zënë shtratin. Dhe shërbimi nuk është ndërprerë për asnjë ditë, as për qytetarët, as për institucionet, as për procesin e rindërtimit, as për legalizimet, duke pritur secili në postin e tij që … t’i vijë radha e … krevatit.

Ej çuna dhe goca, ju që ende jeni në detyrë “Punë të mbarë!”; dhe ju që kini zënë shtratin “Shërim të shpejtë!” dhe sa më pak dhimbje!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.