E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi:Prostitucionin dhe drogën nuk e shpikën shqiptarët, por e gjetën në Europë
Publik News

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi:Prostitucionin dhe drogën nuk e shpikën shqiptarët, por e gjetën në Europë

Tahiri i pari deputet që la mandatin/ Ruçi: Akt moral, brenda imoralitetit të politikës

Në komunikimin për ditën e Europës, kreu i kuvendit komentoi mandatin e deputetit Saimir Tahirit, i cili u shpreh s: Tahiri është i pari që la mandatin.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka komentuar sot dorëheqjen e Saimir Tahirit nga mandati i deputetit. Në ‘Ditën e Europës’ Ruçi tha para gazetarëve se ky ishte një veprim për t’u vlerësuar nga ana e Tahirit, në një politikë që thuhet shpesh se është pa moral.

 

“Prostitucionin dhe drogën nuk e shpikën shqiptarët, por e gjetën në Europë.

Kanabisi është një njollë e zezë për Shqipërinë, por fara a kanabisit dhe teknologjia vjen nga Holanda.

Edhe tregu i shitjes së kanabisit është Holanda”.

“Parlamenti shqiptar në asnjë rast nuk ka pasur të tillë, asnjë se ka lënë mandatin. Është rasti i parë që duhet tja kemi mirëpritur dhe është i vlerësuar. Në rastin konkret. Dhe këtu e përmendja se i famshmi Curcil; Politika ska moral. Ndaj brenda politikës ka moral. Dorëheqja e Tahirit vazhdon të ngelet ky moral brenda imoralitett. Rasti në fjalë është për tu përshëndetur, për tu mirëpritur. Sa i takon akuzës, ajo ngelet ta hetojnë prokuroria dhe ish-deputeti përpara organeve të drejtësisë. “, tha Ruci.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.