Kreu i OSBE-së ne vendin tone, Borchardt: Mbështes protesten e studentëve
Kreu i prezences se OSBE-së ne vendin tone, ambasadori Borchardt ka theksuar sot se eshte ne mbeshtetje te protestes se studenteve, per sa kohe qe ajo eshte paqesore. Deklaraten Ambasadori Borchardt e ka bere sot nga Shkodra, ku OSBE dhe Universiteti i Arteve hapen në hollin e bashkisë së Shkodrës, ekspozitën “Krimi mjedisor”.
“Une e mbeshtes protesten per sa kohe eshte paqesore”- tha ambasadori, ndersa u shpreh se eshte ne mbeshtetje edhe te dialogut.
Ekspozita-konkurs me punime të studentëve të Universitetit të Arteve u hap fillimisht në Tiranë, në qershor të këtij viti, ndërsa në tetor-nëntor udhëtoi në Korcë.
Të pranishëm në çeljen e ekspozitës, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 31 dhjetor, ishte edhe Kryetari i Prezencës, ambasadori Bernd Borchardt dhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.
Ambasadori Borchardt u shpreh se krimi mjedisor eshte nje shqetesim per Shqiperine pavaresisht reformave qe jane bere. Jane vetem 32 raste qe kane shkuar ne gjykate.p
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



