E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i PD e ftoi në protestë, Lapaj refuzon Berishën
Lajme

Kreu i PD e ftoi në protestë, Lapaj refuzon Berishën

“Protestojmë pa logo”

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në ditën e 15-të të protestave para Kryeministrisë, bëri thirrje që tubimet e sotme të jenë mbi interesat partiake dhe të përqendrohen tek qytetarët.

Lapaj theksoi se partitë duhet të qëndrojnë në selitë e tyre, ndërsa qytetarët duhet të dalin në shesh për të protestuar si qytetarë të thjeshtë, larg flamujve dhe logove partiake. Ai u distancua gjithashtu nga protestat e organizuara nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Jemi këtu dhe pardje kemi organizuar një protestë të madhe. Nëse PD vjen me flamujt e saj, natyrisht do të bëjë protestën e vet. Unë nuk jam zot i qytetit dhe as njeriu që vendos ku bëhen protestat, respektoj çdo protestë. Por uroj që demokratët të jenë në shesh përtej logove dhe flamujve partiakë, sepse kjo do të krijonte një bashkim më të madh të qytetarëve”, tha Lapaj.

Ai shtoi se Lëvizja “Shqipëria Bëhet” qëndron pa logo dhe se qytetarët duhet të bashkohen përballë autokracisë së kryeministrit Edi Rama. “Partitë i lëmë në seli dhe kur të vijnë zgjedhjet i bëjmë gati, por në qytet duhet të dalim si qytetarë. Flamuri i vetëm që duhet të ngrihet është flamuri kombëtar, pasi Shqipëria ka nevojë të rrëzojë regjimin e Ramës”, përfundoi Lapaj në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.