E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i PDK-së në Kosovë pas takimit me Bashën: Suksese në zgjedhje, të jetë proces i pranueshëm prej të gjithëve!
Lajme

Kreu i PDK-së në Kosovë pas takimit me Bashën: Suksese në zgjedhje, të jetë proces i pranueshëm prej të gjithëve!

Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim me kryetarin e PDK-së në Kosovë, Memli Krasniqi këtë të premte.

Në një deklaratë për mediat në selinë blu, kreu i PDK-së, Krasniqi tha se bashkëpunimi edhe në opozitë mes dy vendeve, Shqipëri-Kosovë është me rëndësi të vijojë.

Memli Krasniqi i uroi suksese PD-së së Bashës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, dhe tha se këto zgjedhje duhet të jenë ta pranuara nga të gjithë.

“Kosova e Shqipëria kanë shumë sfera që kanë nevojë të intensifkojnë bashkëpunimin dhe koordinimin institucional.

Pavarësisht jemi në qeveri apo opozitë në vendet tona, bashkëpunimin e kemi të padisktueshëm e prioritet të prioriteteve.

I urova sukses në procesin zgjedhor duke uruar mbi të gjitha nje proces të rregullt te pranueshem prej te githëve që vërtet e merr dhe vendos në ballë vullnetin e qytetarëve.

Ne në Kosovë kemi të drejë ti japim vetes pak të drejtë të flasim për këtë çështje se jemi të lumtur që kemi arritur ta konsolidojmë procesin demokratik dhe atë elektoral”, tha Memli Krasniqi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.