E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i Policisë PRODA u kërkon  drejtorëve të qarqeve  rezultate koknkrete
Lajme

Kreu i Policisë PRODA u kërkon drejtorëve të qarqeve rezultate koknkrete

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka thirrur sot një takim me drejtuesit e policive në qarqe. Takimi, sipas burimeve, nuk ka zgjatur më shumë se 30 minuta dhe Proda u ka kërkuar vartësve rezultate konkrete në detyrë. Ky takim duket formal, pasi brenda kësaj jave pritet të miratohet rregullorja e re dhe të hapet gara për zgjedhjen e drejtorëve të rinj. Proda u zgjodh në krye të Policisë së Shtetit në një proces që ngriti shumë pikëpyetje.
Ilir Prodës iu sekuestrua celulari nga SPAK nën dyshimet për dekonspirimin e aksionit për goditjen e grupit kriminal Çopja. Hetimet për rastin po vijojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.