E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i ri i SPAK Dumani paralajmëron zyrtarët e lartë
Publik News

Kreu i ri i SPAK Dumani paralajmëron zyrtarët e lartë

Altin Dumani sapo ka marrë detyrën ka deklaruar se SPAK tashmë do të jetë më agresiv.

Sipas tij, pas tre viteve ekzistencë, SPAK-u do të ashpërsojë luftën ndaj ndaj korrupsionit të zyrtarëve të çdo niveli si dhe krimit të organizuar.

“Pas këtyre 3 viteve SPAK do kalojë tashmë në një fazë tjetër e që është ajo e një lufte më agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve të çdo niveli si dhe krimit të organizuar”.

Kujtojmë se nisja e karrierës së Altin Dumanit daton që prej vitit 1999 kur ai nisi punën si oficer i policisë gjyqësore ndërsa në vitin 2000 është emëruar drejtues i Prokurorisë së Tropojës.

Në vitin 2004, Dumani u zgjodh prokuror i Krimeve të Rënda ku ka mbajtur edhe pozicionin e zv/drejtuesit deri në vitin 2007.

Po në këtë vit, u transferua në Prokurorinë e Tiranës në pozicionin e zv/drejtuesit në sektorin e krimit ekonomik. Në vitin 2010, Altin Dumani u promovua në Prokurorinë e Apelit të Tiranës dhe prej fillimit të vitit 2019 u komandua si drejtues i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda.

Ai është angazhuar gjithashtu në mësimdhënie edhe si ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës.

Altin Dumani është pjesë e SPAK që prej krijimit të këtij institucioni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.