Kreu i Shtetit, Meta: Si i përktheu Beogradi deklaratat e Ramës
Presidenti i Republikës, Ilir Meta komenton edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Parlamentin e Kosovës, ku tha midis të tjerash se në të ardhmen mund të kishte një President të përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Ilir Meta: Si ka hall ai? Ka hall ai dhe do të thotë një gjë të tillë se ka hallin ai apo unë.
– Jo, ka një ëndërr
Ilir Meta: Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë, si e përkthej unë, jo këtu në Shqipëri por ai atje, dhe siç e përktheu realisht politika e Beogradit, që pra Shqipëri-Kosovë në të ardhmen do të jenë një shtet, atëherë pse duhet të vazhdoni ju ta njihni Kosovën? Dhe ju të tjerët që e keni njohur nuk ia vlen, edhe mund të tërhiqeni në shkëmbim të një raporti më të afërt me ne sepse këta nuk e kanë seriozisht këtë shtetin e Kosovës.
Emri i minishegen as korrekt nuk është dhe as shumë i këndshëm me thënë më të drejtën dhe nuk shikoj asnjë projekt që i bashkon shqiptarët përveç rrugës drejt anëtarësimit në BE dhe forcimit të perspektivës euroatlantike edhe për Kosovën. Kjo është e vetmja rrugë. Këto rrugicat janë më shumë lojëra politike por nuk kanë asnjë lidhje me qëllim strategjik të shqiptarëve për të ecur në këtë drejtim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



