E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i SPAK pyetet nga deputeti se ku ndodhet  tani Arben Ahmetaj
Lajme

Kreu i SPAK pyetet nga deputeti se ku ndodhet tani Arben Ahmetaj

Në seancën me dyer të mbyllura nga Këshilli i Mandateve, Bardhi ka pyetur SPAK: A keni informacion ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment, është në Shqipëri; mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për këtë?

Kujtojmë se në seancë po mbahen diskutime për heqjen e mandatit të Ahmetaj, pas kërkesës së SPAK ndaj Kuvendit dhe zbardhjes së akuzave për 3 vepra penale.

Gjatë debatit të ashpër mes Gazmend Bardhit dhe Ermonela Felaj nëse seanca e Këshillit të Mandateve në Kuvend duhet të zhvillohej e hapur për publikun apo jo, sekretari i përgjithshëm i PD dhe kryetari i Grupit Parlamentar i është përgjigjur deputetes socialiste Felaj duke i kujtuar se emri i saj është në dosjen e sjellë nga SPAK.

“Emri yt është në këtë dosje. Ti ke frikë sepse emri yt është në dosje. Lëri njerëzit të kuptojnë që ti njësoj si Ahmetaj ke qenë pro ndërtimit të inceneratorëve. Je në konflikt interesi!” u shpreh Bardhi në debat e sipër.

“Mazhoranca ka frikë që shqiptarët të mësojnë të vërtetën për inceneratorët. Mazhoranca po ndihmon Ahmetaj që të arratiset dhe SPAK mos ta kapë atë”, shtoi më tej Bardhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.