Kreu i unionit të gazetarëve, Çipa : Reagimi ynë për presionin e SPAK ndaj gazetarit Qyno do jetë ashtu siç e meriton të jetë
Kreu i unionit të gazetarëve, Aleksandër Çipa në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisonin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News foli për mbajtjen prej 10 orësh në SPAK të gazetarit të Ora Neës, Elton Qyno ku i kërkohet burimi i informacionit. Çipa u shpreh se po ndiqet me shumë vëmendje dhe se reagimi do jetë ashtu sic meriton të jetë.
SPAK i kërkon burimin e informacionit gazetarit Qyno, Xhixho: Ngjarje e rëndë, SPAK duhet të bëjë një shpjegim publik
Nëse kemi të bëjmë me një rast që quhet i paprecedentë për raportin e së drejtës që ka gazetari për të mos dekonspiruar burimin dhe këmbënguljen e drejtësiësë për ta pasur atë burim atëherë kjo natyrisht që do marrë një dimension tjetër dhe në këtë cështje do të përfshihen jo vetëm elementët e avokatisë por edhe për ta dimensionuar atë edhe si një histori që është e re dhe ka të panjohurat e veta.
Po e ndjekim çështjen me shumë vëmendje. Presim sa më parë të kemi një njoftim zyrtar. Reagimi jonë do jetë ashtu siç meriton të jetë’’, tha ndër të tjera Çipa.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



