Krijohet spikerja e parë virtuale nga Inteligjenca Artificiale
Inteligjenca Artificiale ka krijuar prezantuesen e parë virtuale të lajmeve. Media kuvaitiane “Kuwait News”, prezantoi “Fedha” një imazh i një gruaje, me flokët ngjyrë të çelët, e veshur me një xhaketë të zezë dhe bluzë të bardhë ndërsa prezantonte lajmet.
“Unë jam Fedha, prezantuesja e parë në Kuvajt që punon me inteligjencën artificiale në Kuwait News. Çfarë lloj lajmesh preferoni? Le të dëgjojmë mendimet tuaja”
Ndërkohë në një intervistë, Abdullah Boftain, zëvendës kryeredaktor për Kuvait News, tha se Fedha në të ardhmen, do të mund të adoptojë theksin kuvajtian dhe të prezantojë buletinet e lajmeve në llogarinë e sajtit në Twitter.
“Fedha është një emër popullor, i vjetër kuvajtian që i referohet argjendit, metalit. Ne gjithmonë i imagjinojmë robotët me ngjyrë argjendi dhe metalike, kështu që i kemi kombinuar të dyja”, tha Boftain.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



