E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Krim ENERGJITIK!
Lajme

Krim ENERGJITIK!

Artan Fuga

Kam që nga viti 2012 që them: mos e bazoni ngrohjen urbane familjare vetëm te elektriku, lëre ftohjen, sepse është budallik!

Ne kombi më i varfër i Evropës kemi tangarllikun të ngrohemi me energjinë më të shtrenjtë, ate elektrike! Edhe për t’u ftof në verë!

Eshtë krim energjitik!

Kulla pa sisteme ngrohjeje me naftë, mazut, gaz, etj. Pse? Sepse bosi që ndërton nuk do t’i hapë punë vetes, dhe do të të ndërtojë sa më lirë dhe ta shesi sa më shtrenjtë,

Pa sisteme urbane ngrohjeje, pa sisteme tunelesh për fijet dhe kabujt e Internetit, pa sisteme zbritjesh në drume, pa bodrume, pa garazhe, të inkorporuara në apartamente si çmim.

Pa kopshtije dhe rrethime, as bëhet fjalë, pa distanca, pa rrugë të ndërmjetme, as bëhet fjalë, pa parkingje të bollshme jashtë, nën qiell të hapur, as bëhet fjalë!

Yxhym, ndërto për kafshët! Të fusin kokat! Plehrat, katunarët, milet hesapi, dashkan si në Evropë këta qelbanikë !!!

Ore edhe me dru nëse do të kishim banesa katërkatëshe si kanë kombet e përparuara!

Me kujtohen shumë xhaja dhe shumë teta që në vitet ’90 dilni nga shtëpia, helbete, do të psonisnin, merrnin pencionin :), do të takonin shokët dhe shoqet e gjimnazit, dhe kur ktheheshin dritat (energjia) kishte iku. Atëhete fillonte drama: Rrinin me orë të tëra jashtë sepse ashensori nuk punonte. Dhe mendo kishta nja dhjetë kulla te shtatë a tetë katëshe, po tani moooo!

Prisnin të shkrtët sa ktheheshin nuset nga puna, bëheshin nja katër a pesë nuse :), zbrisnin një karrige dhe hypnin zzonjën vjehrë a vjehër në karrike dhe e ngjisnin në katin e nëntë!

Qesh e qaj për ata që do të ngjisin ta zemë dyqind e pesëdhjet e gjashtë kate për të vajtur për të fjetur!

Alpinizëm mo!

Zot bëje ëndërr – thoshin të vjetrit!

Luftë hesapi!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.