E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Krim i rëndë në familje/ Babai vret me kallash djalin, pas konfliktit për pronën
Lajme

Krim i rëndë në familje/ Babai vret me kallash djalin, pas konfliktit për pronën

Krimi në familje ka tronditur Kosovën. Sipas mediave në shtetin fqinj raportohet se babai ka vrarë djalin e tij më kallash pas një konflikti për pronën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Peran të Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Ekspres edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka shtuar Borovci

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.