E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Krim në familje/ Babai vret djalin 5-vjeçar
Lajme

Krim në familje/ Babai vret djalin 5-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Ankona të Italisë, pasi një djalë 5-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Nga të dhënat paraprake, sikurse raportojnë mediet vendase italiane, dyshohet se vogëlushi është vrarë nga babai i tij, një 24-vjeçar nga Maqedonia, i fundit ky që dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor.

Nëna e fëmijës, e cila është edhe shtatëzënë, arriti të shpëtonte, ndërsa ndodhet në gjendje shoku pas ngjarjes së rëndë.

Edhe pse ndihma e shpejtë shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, fëmija u gjet i pajete përtokë, ndërsa përpjekjet për ta risjellë në jetë vijuan për më shumë se 40 minuta, por rezultuan të pasuksesshme.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë nga autoritetet rezulton se nuk janë konstatuar shenja gjaku.

Aktualisht policia italiane po heton lidhur me zbardhjen e plot të shkaqeve të ngjarjes, ndërsa maqedonasi është shoqëruar dhe po merret në pyetje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.