E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Krimet MAKABËR ndaj fëmijëve/ Nga pedofili Ardian Prrenjasi, te XHAXHAI që i preu kokën nipit
Lajme

Krimet MAKABËR ndaj fëmijëve/ Nga pedofili Ardian Prrenjasi, te XHAXHAI që i preu kokën nipit

Klodian Calqmani

Një 38-vjeçar rrëmben fëmijën e fqinjit, e vret me lopatë dhe e gropos në oborrin e shtëpisë! Trupi i pajetë i 8-vjeçarit, Mateo Vasiu u gjet i mbuluar me baltë, e ndërsa ka dy goditje pas koke! Autori, Klodian Çalamani është arrestuar dhe ka pranuar krimin në policinë. Viktima ishte nipi i shokut  të Klodian Çalamanit.

Autori në 2006 së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Grecalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare. Vasiu pëlqente vajzën, por ajo nuk i përgjigjej kësaj ndenje, pasi ishte e lidhur me dikë tjetër.

Por kjo s’i ka ndaluar ata që ta rrëmbejnë vajzën për disa minuta duke e kërcënuar se do shëmtonin në pjesë të ndryshme të trupit. Për ngjarjen ata u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim. Liria e 38 vjeçarit i ka kushtuar jetën një 8-vjeçarit, raste të ngjashme të rrëmbimit dhe vrasjeve të fëmijëve.

Pedofili vrasës Ardian Prrenjasi, rrëmbeu në Laprakë 10 vjeçarin

Mars, 2013- Ardian Përrenjasi njihet si pedofili vrasës. Ai u kap në 2013 pasi kishte rrëmbyer dhe abuzuar me një fëmijë 10 vjeçar në zonën e Laprakës në Tiranë. Ai pranoi të ishte autori i rrëmbimit edhe të fëmijës Julian Cela, të cilin pranoi se e ka vrarë.  Vetë Prrenjasi rindërtoi skenën e rrëmbimit dhe të vrasjes së 11 vjeçarit Julian Cela. Ai tregoi se ka mundur ta fusë në shtëpinë e tij, në Laprakë, një lagje në periferi të Tiranës, ku më pas e ka vrarë duke e mbytur pasi fëmija kishte nisur të bërtiste. Trupin e tij të mbështjellë me batanije e kishte hedhur më pas në një kosh me plehra, ndërsa tha se kishte shkuar të nesërmen në vendgrumbullimin e mbeturinave të kryeqytetit për të verifikuar nëse trupi i fëmijës gjendej apo jo aty.

Vrasja makabre në Palasë, 31 vjeçari u kap me kokën e nipit në dorë

17 gusht 2016– Jorgo Zani, një person me probleme të shëndetit mendor në Palasë të Himarës vrau dhe masakroi një fëmijë 12 vjeçar, të cilin e kishte kushëri. Vogëlushi kishte ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet. Zani pak pas krimit ndërroi jetë në spitalin e burgut në Fushë-Krujë ku kreu vetëvrasje. Autori u kap me kokën e nipit të dorë. Drejtori i Spitalit Psikiatrik të Vlorës, Kujtim Llapi, u shpreh atëherë se 30 vjeçari, ka qenë i shtruar në Spitalin Psikiatrik në vitin 2015, i përcaktuar me diagnozën “çrregullime të theksuara të personalitetit”, si pasojë e përdorimit të substancave narkotike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.