E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Krimi dhe droga/Kreu i antimafias italiane do vizitojë Shqipërinë
Lajme

Krimi dhe droga/Kreu i antimafias italiane do vizitojë Shqipërinë

Federico Cafiero de Raho do të vijë në Tiranë brenda janarit dhe vizitat më të rëndësishme janë ato që do të bëhen me Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, vizita me kryeprokuroren Arta Marku dhe me ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj.

Burime për Report Tv bëjnë më dije se kreu i antimafias italiane vjen në Tiranë për të dhënë mbështetjen e institucioneve italiane për goditjen e aktivitetit kriminal të narkotrafikut, pastrimit të parave, trafikut të armëve dhe financimit të terrorizmit.

Vizita e de Raho në Tiranë përkon dhe me një moment ku për herë të parë do të bëhen publike rezultatet e para të Vetting-ut si dhe nisjes së operacionit masiv për sekuestron e pasurive të pajustifikuara që gëzojnë grupe kriminale apo persona të lidhur dhe me mafian italiane.

Cafiero de Raho drejton antimafian prej nëntorit 2017 ndërsa më parë ky post është mbajtur nga Franco Roberto.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.