E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Krimi  në FIER  ndodhi pas sherrit në rrjetet sociale,
Lajme

Krimi në FIER ndodhi pas sherrit në rrjetet sociale,

 Pasi u godit me thikë nga Florjan Muka poshtë urës së Gjanicës, 19-vjeçari eci i plagosur disa metra për të shpëtuar, por…

Detaje të reja dalin nga krimi i rëndë në Fier paraditen e sotme (11 mars) ku një 19-vjeçar u godit për vdekje me thikë.

Sherri mes tij dhe autorit të dyshuar Florjan Muka raportohet se ka nisur në rrjetet sociale.

Mësohet se ditën e sotme, rreth orës 11:30, viktima dhe autori i dyshuar i krimit janë përfshirë në një konflikt fizik dhe gjatë sherrit, 18-vjeçari ka nxjerrë thikën duke goditur për vdekje të riun.

Sipas dëshmitarëve konflikti dyshohet se ka nisur poshte urës së Gjanicës dhe 19-vjeçari me iniciale G. B., në përpjekje për të shpetuar ka ecur disa metra i plagosur derisa ka përfunduar i shtrirë në mes të rrugës. Ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit, por nuk i mbijetoi dot plagëve.

Gjithashtu i plagosur ka mbetur edhe shoku i viktimës, i cili mësohet se ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

20-vjeçari me iniciale O. S., iu është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori i dyshuar u arrestua pas krimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.