E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ Krimi palestinez në Tiranë, hetuesit dyshojnë se Fadi Alwan e planifikoi vrasjen e gruas
Lajme

Foto/ Krimi palestinez në Tiranë, hetuesit dyshojnë se Fadi Alwan e planifikoi vrasjen e gruas

Policia po hedh dritë mbi vrasjen e gruas palestineze në Tiranë nga bashkëshorti i saj i cili u arratis nga Shqipëria menjëherë pas krimit.

Në foto shihet që Ryyan Alwan dhe partneri i saj, Fadi Alwan mbërrijnë në Rinas më 19 shkurt.

Në vijim të veprimeve, Policia bëri të mundur edhe identifikimin e viktimës, shtetases Ryyan Alwan 24 vjeçe, e cila, së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin Fadi Alwan 49 vjeç, rezultojnë të jenë shtetas palestinezë dhe kishin marrë me qira apartamentin ku ndodhi ngjarja.

Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit, i cili dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë.

Çifti Fadi Alwan dhe gruaja e tii Rayyan Alwan kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kalimit kufitar të Rinasit me dokumenta greke. Ata kanë shkuar në shtëpinë e marrë më qira në rrugën Gjon Muzaka. Mendohet që gruaja është vrarë në mes datave 19-22 shkurt. Pasi më datë 22 bashkëshorti i saj I shpallur tashmë në kërkim është larguar nga vendi po permes Rinasit. Fakti që ai ka marrë dokumentat, celularët, ka pastruar vendin e krimit dhe ndërkohë në Rinas kanë hyrë më dokumenta greke, ngre dyshime për hetuesit se Fadi Alwan e ka planifikuar vrasjen e gruas. Motivi mbetet ende i paqartë, pasi hetuesit nuk dine asnjë detaj rreth të shkuarës së tyre, veç faktit që çifti palestinez vinte nga Gjermania.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.