E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Krimi pastron paratë në mes të Tiranës”
Publik News

“Krimi pastron paratë në mes të Tiranës”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale thekson se kryeministri Rama është i pafuqishëm që të godasë krimin.

Sipas tij, asnjë pasuri reale nuk do të goditet nga OFL-ja, sepse shumë nga këto pasuri janë shpërblim për kriminelët që kanë blerë vota për pushtetin e Edi Ramës.

Bardhi shpjegon se krimi po pastron paratë në mes të Tiranës dhe Edi Rama nuk i prek dot.

Postimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi: Edi Rama është i pafuqishëm për të goditur pasuritë e krimit. Asnjë pasuri reale e krimit nuk është prekur dhe as nuk do të preket nga OFL-ja e Edi Ramës, sepse shumë nga këto pasuri janë shpërblim për kriminelët që kanë blerë vota për pushtetin e Edi Ramës.

Kur bëhet fjalë për të goditur krimin, Edi Rama ka vetëm fjalë dhe propagandë. Krimi ndërton dhe pastron para në mes të Tiranës dhe Edi Rama nuk e prek dot. Krimi merr tendera publikë nga qeveria e Edi Ramës. Krimi ka leje ekskluzive mbi pasuritë natyrore të vendit dhe Edi Rama vazhdon të punojë për ta. Krimi e ka folenë në zyrën e Edi Ramës! Partner me krimin që në fillimin e karrierës si Kryetar Bashkie, Edi Rama është i pabesueshëm!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.