E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kristian Prenga reagon pas lajmeve për romacën e tij të re me Rike Roçin
Publik News

Kristian Prenga reagon pas lajmeve për romacën e tij të re me Rike Roçin

Të gjithë i futi në dyshime urimi special që Rike i kishte bërë Kristianit për ditëlindje, krahas një fotoje ku kishin pozuar së bashku në kofanon e makinës.

“Ti, njeriu me zemrën më të madhe që kam njohur në jetën time… Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë. Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqe gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin”, shkruante Rike.

Ky dedikim super i veçantë i bëri të gjithë të mendonin se Rike konfirmoi lidhjen me boksierin, mirëpo nëpërmjet një statusi të gjatë ajo mohoi gjithçka, duke treguar se kurrë s’do të fliste për jetën e saj private.

Pas saj reagoi edhe Kristian Prenga, i cili një status në InstaStory tregon se e ka vetëm shoqe dhe asgjë më shumë.

“Mirë që jau paska konfirmu juve se mua akoma s’më ka konfirmu asigja. Vërtet jeni njerëz të çuditshëm, njerëz të ligj.

S’keni ça me ba edhe merreni kot me njerëzit. Po pyetni njëherë  përpara se ta bëni lajmin, sepse s’ja keni idenë fare se çfarë kam unë me atë ose kush do që të ishte në vendin e Rikes, hall me dal edhe me shoqe ose shok se na martoni direkt  ju. Turp t’ju vijë.”- shkruan boksieri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.