Kriza në PD, Mentor Kikia: Askush nuk ofrohet për të kandiduar, sepse s’ka garë
Partia të bashkohet dhe të prodhojë një alternativë për zgjedhjet parlamentare
Analisti Mentor Kikia ka folur për situatën në Partinë Demokratike Kikia thotë se duhet të prodhohet një alternativë që qytetarët të kenë një opsion për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
“Unë mendoj që përballë dilet në një garë të certifikuar që të jetë e drejtë. Gara quhet e drejtë kur të gjithë garuesit vendosin në start. Njëri ka një muaj që ka filluar të vrapojë. Dhe gjatë kësaj kohe tre katër njerëz që mund të ishin kandidatë potencialë për t’i dhënë vlerë garës.
Për shkak të mënyrës si bëhen gjërat brenda asaj partie, kuptohet që aty nuk ka garë dhe ndaj askush nuk ofrohet. Nëse një proces tjetër i shtrirë në kohë do bënte që dikush të dilte nga baza.
Në kushtet askush nuk e di kë do votojnë të gjithë janë larguar kanë hapur rrugën për të zgjedhur një kryetar që do të ketë sukses vetëm rikthimin e tij në krye të partisë. Ne presim që kjo PD të bashkohet dhe të prodhohet një alternativë që qytetarët të thonë a ia vlen apo jo kjo alternativë e re”, deklaroi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



