E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kroacia bllokon 5 kamionë me 100 ton bimë mjekësore shqiptare, nuk njeh kontrollin e skanerit nga Durrësi
Lajme

Kroacia bllokon 5 kamionë me 100 ton bimë mjekësore shqiptare, nuk njeh kontrollin e skanerit nga Durrësi

Prej 3 ditësh, pa asnjë njoftim, autoritetet kroate kanë bllokuar 5 kamionë me qindra ton bimë mjekësore nga Shqipëria.

Kryetari i Shoqatës së Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike Filip Gjoka thotë se autoritetet kroate nuk njohin skanerin e portit të Durrësit, duke ushtruar kontroll të dytë, duke mbajtur mallin e bllokuar dhe duke e dëmtuar.

Gjoka deklaron se prej 32 vitesh që operon në treg nuk ka patur një problematikë të tillë, teksa kërkon edhe ndërhyrjen e autoriteteve.

Sipas Gjokës, ky veprim dëmton eksportet shqiptare dhe sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike punëson njerëz nga të gjitha zonat dhe e bën Shqipërinë e njohur në mbarë botën

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.