“Krokodilët” e Berishës, Metës, Ramës e Bashës; që prej 20 vitesh shqyejnë 95% të fondeve e pasurive me tendera dhe koncesione
Këta ekzemplarë të penalizuar me lloj- lloj krimesh, janë maska dhe “lavatriçja” e pasurimit të krerëve të politikës, të cilët qëndrojnë brenda “tepsisë” së çdo pushteti që vjen, duke dorëzuar çeqet e vilat edhe te shefat e ish-pushtetit që del në opozitë, prandaj prej 20 vitesh janë të njëjtët persona që marrin miliarda dhe prona me listë e me pjesë të ndara në mirëkuptim
Prej 20 vitesh, kasta politike-shtetërore e Shqipërisë, ka krijuar klikën e përbashkët ekonomiko- financiare, te e cila transferon fondet dhe pasuritë publike, nëpërmjet tenderëve, koncesioneve, dhurimit, privatizimeve, licensave, trojeve, lejeve të ndërtimit e kontratave të qirave me afat mbi 20 vite.
Brenda këtyre favoreve e monopoleve, që i jepen vetëm kësaj klike ekonomiko-financiare, tashmë të skeduar dhe nga drejtësia amerikane; janë llokmat e familje-bandave të Berishës, Ramës e Metës, të cilët i marrin çeqe, vila, apartamente, njësi tregtare, troje, toka, makina, biznese etj.
Katër familjet mafioze, sunduese në krye të politikës shqiptare pozitë-opozitë, kanë krijuar “rezervatin” e përbashkët me 30 “krokodilë”, të cilat ata i quajnë “biznesmenë e investitorë strategjikë”, që gjoja po zhvillojnë Shqipërinë, por në fakt po shqyejnë pasuritë bashkërisht.
Ndërsa populli, këta i quan oligarkë hajdutë, të cilët drejtësia e re, duhet t’i hetojë e gjykojë, si organizatë kriminale ekonomike e financiare me fondet publike, të cilët përdoren lirshëm si “lavatriçe” për vjedhjet dhe pasurimin e mafies politike.
PËLLUMB SALILLARI/ Prej 20 vitesh, është menaxheri i vjedhjeve që kanë bërë e bëjnë Ilir Meta, Sali Berisha e Edi Rama, duke i kaluar nëpërmjet “kanalit të zi” me emrin “Salillari shpk”; e cila përlanë mbi 50 milionë Euro tendera e PPP në vit, përveç marrjes falas të trojeve, tokave pyjeve e ish-ndërmarrjeve shtetërore.
SHKËLQIM FUSHA/ Pazarxhiu i Berishës, Metës, Ramës e Bashës; përfiton 60% të tenderëve e koncesioneve në Bashkinë-Tiranë, me vlerë vjetore 20 milionë Euro; përveç 40% të lejeve të ndërtimit bashkë me trojet pronë publike falas vetëm nga fondi i rindërtimit ka marrë 73 milionë Euro. Është i skeduar nga agjencitë speciale të SHBA-BE, si oligark mafioz, që fsheh vjedhjet e kupolës së pushtetit dhe pastron miliona kokaine me ndërtime.
TOM DOSH/ Me firmën “ALDOSH shpk”, merr 20% të tenderëve të ilaçeve dhe 30% të fondit të ilaçeve që rimbursohen. Elita e korruptuar e Tiranës e futi në politikë dhe e përdori si “vegël force”, ndërsa Ilir Meta i dhuroi ndërmarrjen “Profarma” e ndërmarrjen “Qumështi Ajka”, me gjithë dy trojet e tyre 73 mijë m2.
ILIR BEQJA/ Ish-drejtori ISSH, që zhduki 93 milionë USD fonde pensionesh, duke fshirë nga arkiva vitet e punës të para ’90-ës; ish-deputeti që me firmën “INTECH+shpk”, zhvat 20% të tenderëve për shërbimet publike “Online”, ndërsa me rrjetin e farmacive merr 12 milionë Euro tendera mjekësore në vit; aktualisht me lokal luksi “EGZONA” 1 milionë Euro në qëndër të Tiranës.
DOD DOÇI/ Amdinistrator i firmës “Lura shpk”, biznes i Ilir Metës nëpërmjet Monikës; dhe i Sali Berishës nëpërmjet kunatit ndërtues, të cilët i kanë dhënë leje ndërtimi e 83 hektarë tokë shteti falas për resorte në Lalz, si shkëmbim për dhurimin e 2-3 vilave që kanë; ndërsa Edi Rama, në 8 vite i ka dhënë 56 hektarë tokë falas për 3 resorte dhe 82 leje ndërtimi për vila në Lalz e 20 leje për pallate e hotele në Tiranë.
VILMA NUSHI/ E preferuara e çiftit kryeministror Rama, me fuqi prej përbindëshi tenderash e koncesionesh në shëndetësi dhe kanceleri zyrash shteti; bashkë me PPP-në “Check up” ka përlarë 513 milionë Euro fonde publike me 5 firmat e saj familjare; prej 8 vitesh paguan vetëm 10% të vlerës së taksave dhe zero lekë aksizë cigaresh e pijesh importi.
AGRON PAPULI/ Dhurues i dy vilave të Lulzim Bashës në Petrelë dhe ortak ndërtimesh me dhëndrin e Sali Berishës. Qysh prej pushtetit të PD-LSI, ka monopolin e shitjes së makinave në çdo institucion të shtetit; ndërsa në 8 vite pushtet të Ramës, ka marrë dhe monopolin e dhënies së makinave me qira për institucinet shtetërore, me vlerë mesatare vjetore 25 milionë Euro në vit.
MILO GJIKURIA/ Është maska e vjedhjeve të Ilir Metës e Sali Berishës deri në vitin 2013, bërë me tendera rrugësh, ujësjëllësa, shkolla, kopshte, godina spitalesh e policie; ndërsa prej 8 vitesh me Edi Ramën, përlanë 30% të tenderëve dhe koncesioneve të rrugëve; ka marrë 42 hektarë tokë shtetërore në Himarë për resorte dhe vetëm nga rindërtimi ka marrë 97 milionë Euro tendera.
BASHKIM ULAJ/ Ekzemplari zi, i krimit me tenderët në Shqipëri, i mirënjohur si “lavatriçja” e vjedhjeve të bëra prej familjes “non grata” të Sali Berishës; i cili ka dhënë koncesionet për 48 HEC në Valbonë, Mirditë, Dibër, Korçë, Vlorë, Kukës e Elbasan. I ka dhënë 134 milionë Euro koncesione fibrash optike e tendera, 425 hektarë pyje e kodra për gurore; ndërsa me Edi Ramën ka bërë aferat 30 milionë Euro te Unaza e Re-OST, në rrugën Thumanë-Kashar etj; ndërsa në parlamentin e Malit të Zi, iu publikua një audio-video për trafik kokaine.
SADRI ABAZI/ Është “monstra” e përdorjes nga Edi Rama për të bërë e fshehur vjedhjet me tendera; por dhe gjatë pushtetit të PD-LSI kishte monopolin e ndërtimit të pallateve brenda unazës vogël të Tiranës dhe në zonën e plazhit Durrës; në 8 vite pushtet të PS, ka marrë 1450 tendera me vlerë 198 milion Euro, pa llogaritur 35 milionë Euro tendera rindërtimi.
Këta janë maska dhe “lavatriçja” e pasurimit të krerëve të politikës, të cilët qëndrojnë brenda “tepsisë” së çdo pushteti që vjen, por duke dorëzuar çeqet e vilat dhe të shefat e ish-pushtetit që del në opozitë; prandaj prej 20 vitesh janë të njëjtët persona, që marrin miliarda e prona me listë e me pjesë, të ndara në mirëkuptim.(Në vijim emrat e tjerë)./Pamfleti
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



