E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kronikë nga  Nostalgjia e Turpit  !
Lajme

Kronikë nga Nostalgjia e Turpit !

       Adriatik R. Dosti
Dy fjalë  për nje kronike LIVE nga Varrezat e Deshmoreve te Atdheut ne Tirane ne  REPORT TV
Jemi 26 vjet pas renies se Komunizmit ne Shqiperi dhe 32 vjet pas vdekjes se Diktatorit …si dhe 73 vjet pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore…

Dekori….Nje çupëline aguridhe me mikrofonin e Report Tv ne dore .. qe flet e flet pa pushuar, pa pike, pa presje, pa asnje gram llogjike te atyre fjaleve e fjalive pa kuptim qe thote , pa asnje lloj rregulli gramatikor ,te asaj shqipe te perçudnuar qe perdor e deri ne neveri.
Rreth saj nje grusht pleqsh nostalgjike te Diktatorit e Diktatures si dhe fanatike te Partise Komuniste Shqiptare qe me portretet e komandantit ne duar dhe parrulla te PKSH , nen nje fjalim te improvizuar te njefare Qemal Cicollari qe prezantohet si kryetar i kesaj partie fantazem…..kane kurajon qe tu japin Shqiperise e shqiptareve me tone te larta deri edhe ” Ultimatume” te tilla duke u thene se Ky vend ka zot…! zot i tij eshte Partia Komuniste dhe idealet e saj …si dhe Komandanti yne legjendar e i perjetshem Enver Hoxha…
.Dhe Sorra ..me mikrofon ne dore qe nuk resht se foluri e se intervistuari nje grusht pleqsh te pjerdhur nga mendja ..madje ju kerkon me insistim te thone edhe urimin e tyre per 5 Majin …Se çfare urimi mund te thuash ne nje dite te tille hajde gjejeni ju po deshet!
Report TV.. qe ne rastin ne fjale behet dhunshem por edhe zyrtarisht zedhenesja e propagandes se Diktatorit e Diktatures prej te cileve aq shume e pesuan Shqiperia e shqiptaret.

Ju siguroj e ju garantoj qe as TVSH e vetmja zedhenese shteterore, legjitime e zyrtare e Komunizmit dhe e Diktatures e vete Hoxhes ne vitet 70 – 80 nuk do kishte kurajon e guximin ta tramnsmetonte nje kronike te tille…

Nuk e di pse por jo me kot mu kujtuan theniet deshperuese te korifejve tane te shqiptarizmit Fishtes e Konices ….
Shqiperi te kam dhjere …s’ me kuptove asnjehere
Le t’ mar vesh sot bota mar se Gjergj Fishta s’ asht ma shqyptar ….
Sa  pak paskeni thene o njerez te medhenj e te mencur te Kombit tim ?!!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.