E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Krujë,  shpërthim me tritol në shtëpinë e biznesmenit
Publik News

Krujë, shpërthim me tritol në shtëpinë e biznesmenit

Një sasi tritoli i është hedhur mbi çatinë e banesës shtetasit Altin Keqi,  banues në lagjen “Borati”, Krujë.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit, në çatinë e banesës së shtetasit A. K., në lagjen “Borati”, Krujë, dyshohet se kanë hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale”, njofton policia.

Mësohet se Altin Keqi,  është pronar i dy serviseve të celularëve, një në Krujë e një në Fushë-Krujë. Ky i fundit nuk njihet si person problematik dhe nuk ka konflikte me njeri, ndërsa paraprakisht dyshohet se sulmi ka ndodhur për shkak të konkurrencës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.