“K*rvëria e shtetit vazhdon”, vajza e Lasgush Poradecit: Kam 32 vite gjyqeve
Maria Poradeci, vajza e poetit të madh Lasgush Poradeci, ka bërë një reagim të fortë publik ndaj institucioneve të drejtësisë, duke denoncuar zvarritjen dhe korrupsionin që, sipas saj, kanë shoqëruar prej dekadash betejën ligjore për një pronë familjare në zemër të qytetit të Pogradecit.
Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke në zonën e njohur si “Lulishtja 1 Maji”, pranë liqenit, që ndodhet vetëm disa metra larg një lokali privat. Sipas Marias, kjo tokë po përdoret në mënyrë të paligjshme nga subjekte të tjera, ndonëse gjykatat shqiptare i kanë dhënë të drejtën pronësore familjes Poradeci në të gjitha shkallët e gjyqësorit.
“Kam dokumente që nga koha e Zogut. Kam fituar në tre shkallë gjykate për të drejtën e parablerjes dhe për kontrata të pavlefshme. Por prej 32 vitesh nuk gjej drejtësi, sepse paraja i ka bërë bllok çdo rruge ligjore,” shkruan ajo në një reagim në rrjetet sociale.
Maria akuzon autoritetet shtetërore për moszbatim të vendimeve gjyqësore dhe thekson se prona vazhdon të shfrytëzohet si biznes nga persona të tretë.
“Ai që përdor pronën time fiton para mbi tokën time dhe paguan me to çdo shtetar. Kam fituar në çdo gjykatë, por padrejtësia vazhdon. Shteti hesht, institucionet janë të kapura,” thekson ajo, duke mos fshehur zhgënjimin për sistemin e drejtësisë.
Sipas saj, përkundër faktit që ka dokumentacion të rregullt dhe vendime gjyqësore të formës së prerë, autoritetet vendore dhe qendrore nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për të zbatuar vendimet dhe për të kthyer pronën në posedim të ligjshëm.
Reagimi i Marias ka ngjallur reagime dhe solidaritet në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë e kanë cilësuar rastin e saj si një simbol të padrejtësisë që përjetojnë pronarët ligjorë në Shqipëri, përballë mungesës së zbatimit të ligjit dhe ndikimit të interesave financiare në vendimmarrje.
Reagimi i plotë:
Per nje cope toke te lulishte “1 Maji” ne Pogradec, qe eshte 3 metra larg lokalit (eshte kopesht per lokalin), me dokumenta te kohes se Zogut, me Fitim gjyqi ne 3 shkalle per te drejten e parablerjes se pistes se vallzimit qe eshte ne kete toke, me Fitim gjyqi ne 3 shkalle per kontrate te pavlefshme…. kam 32 vjet gjyqeve, zyrave dhe nuk e gjej te drejten sepse paraja i ka bere bllok.
Une gjyqeve AI “pronari” i lokalit vazhdon bisnesin dhe me paret qe fiton mbi pronen time paguan cdo shtetar. Kurveria e shtetit vazhdon…. Tridhjetedyvjet —- nje jete. Si duhet te sillem une????????!!!!!!!!!!

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



