E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryebashkiaku i Barit del rrugëve të qytetit: Dua të sigurohem që baret dhe restorant
Publik News

Kryebashkiaku i Barit del rrugëve të qytetit: Dua të sigurohem që baret dhe restorant

Kryetari i Bashkisë së Barit ka dalë nëpër rrugët e qytetit, për të parë nga afër nëse restorantet dhe lokalet janë mbyllur, kjo pas situatës së emergjencës nga koronavirusi.

“Ne do të jemi në gjendje të kapërcejmë urgjencat shëndetësore dhe ekonomike. Jam i sigurt që do ta bëjmë, do të kemi sukses, do të rimarrim gjithçka që kemi bërë në vitet e fundit”.

Ndërsa ai ecën nëpër qendrën e boshatisur të Barit, me dyqane dhe klube me grilat e ulura, kryetari dhe presidenti i ANCI, Antonio Decaro, nuk mund të mbajë lotët.

Ai ecën në rrugët e pazarit, në ato të jetës së natës dhe nëpërmjet ‘Facebook’ tregon panoramën fantazmë të qytetit Apulian për shkak të kufizimeve pas dekretit për të parandaluar infeksionin nga koronavirusi.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.