E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryebashkiaku i Bulqizës dëshmon në SPAK: E ka në dorë drejtësia
Publik News

Kryebashkiaku i Bulqizës dëshmon në SPAK: E ka në dorë drejtësia

Gazetari Artan Hoxha, që publikoi edhe videon e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla duke pirë kokainë ka dorëzuar provat tek SPAK.

artan hoxha

Për mediat, Hoxha tha se i kishte dhënë SPAK të gjithë  informacionin e nevojshëm për të zbardhur çështjen dhe mënyrën se si kishte siguruar videon.

 

“Çdo pyetje që e patën prokurorët pata përgjigjen time. Duke qenë se kam qënë një nga mbështetësit e SPAK kam shpresë së kjo çështje do të shkohet deri në fund. Pashë interes për ta zbardhur çështjen. Çfarë u duhej ua vura në dispozicion. Unë u pyeta dhe dhashë gjithë informacionin që i duhej SPAK-ut. Paraqita mënyrën sesi mora videon”, tha Hoxha.

Një ditë pas publikimit të videos së një personi duke pirë kokainë, ku thuhet se është kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, ky i fundit ka dhënë deklarimet e tij për rreth një orë në SPAK.

Pas daljes nga prokuroria, Alla nuk komentoi për mediat, ndërsa the vetëm se e ka në dorë drejtësia. ” E ka në dorë drejtësia. Nuk kam asnjë koment”, u shpreh ai.

 

 

Ndërsa avokati i tij, Petrit Ismaili, u shpreh se video është montazh dhe se video nuk duket qartë.

1579800611_lefteralla

Çfarë tha zoti Alla në deklarim?

Avokati: Nuk dha asnjë deklarim.

ok Çfarë pritet të ndodhi?

Avokati: Pritet të zbardhet. Absolutisht nuk e pranon, por që do sqarohemi.

I qëndron zoti Alla deklarimeve të tij sa i takon videos si videomontazh?

Avokati: Në atë moztazh video nuk duket qartë, kështu nuk kemi fare çfarë të deklarojmë.

Duhet të japi dorëheqjen për postin e tij?

Alla: Nuk ka lidhje. Prokuroria po heton.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.