Kryebashkiaku Safet Gjici kallzon në SPAK paraardhësin e PD-së
Për dy vjet, ish-kryetari i bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu ka harxhuar plot 20 milionë dollarë. Shifra marramendëse ka dalë pas një auditimi të bashkisë Kukës, nga kreu pasardhës Safet Gjici, me një raport që kap periudhën korrik 2017 deri në qershor 2019.
Sipas auditimit, është akumuluar ky borxh I madh për shkak të shpenzimeve, prokurorimeve tenderave e procedura të tjera të evidentuara nga raporti.
Jo vetëm kaq, por Gjici, kryetari aktual i Bashkisë së Kukësit, duke rrëmuar në letrat e bashkisë së paraardhësit të vet ka konstatuar se në periudhën 2017-2018 janë harxhuar 600 mijë dollar për blerje nafte.
Sipas raportit të auditimit, për blerjen e kësaj sasie nafte nuk ka fatura argumentuese e shoqëruse. Raporti aludon se këto fonde publike janë harxhuar për naftë për nevoja personale dhe elektorale të subjektit politik PD. Sipas raportit, është përdorur për autobuzët me militant në drejtim të Tiranës ku zhvilloheshin mitingjet politike.
Për të gjitha këto shkelje, Safet Gjici, ka vendosur të denoncojë në SPAK ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, duke bashkëngjitur auditimin e bashkisë, atë të Ministrisë së Financave por edhe të KLSH-së.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



