Kryeinspektori i Prgjithshëm Shkëlqim Hajadri thotë se gjatë ditës së sotme janë mbyllur 31 subjekte, ndërsa pritet të publikohet nesër urdhri për mbylljen e bareve dhje restoranteve.
“Ne kemi një armatë inspetorësh që do të fokusohen në terren. Sot janë mbyllur palestrat, pishinat dhe vendet argëtuese dhe për te ka vendosur 31 subjekte në sekuestro. Inspektorati shëndetësor, pas urdhrit që presim të vijë me shkrim të mbyllet baret dhe restorantet. Sot kanë ndjekur masat mbrojtëse, largësia nga tavolinat, nesër nëse nuk do të urdhërohet mbyllja e vendeve të mëdha ku ka punëtorë privatë call center dhe fasoneri, do i ndjekim për distancën rregullat mbrojtëse”, ka thënë Hajdari në RepolitiX.
Më tej, kryeinspektori Hajdari ka thënë se nëse nuk jepet urdhër për mbylljen e call center-ave ato do të mbahen në mbikqyrje për zbatimin e planit të masave.
“Situata në Shqipëri, këto janë masa të domosdoshme. Për një farë kohe edhe organizimi i punëtorëve, linjat e mëdha. Nëse nesër del urdhri që mbyllen fasoneri dhe call center është i detyruar të kontrollojë zbatimin e urdhrit, në të kundërt masat. Sa i përket bareve? Si për baret dhe objektet e tjera urdhri është i qartë”, u shpreh ai.



