E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryekomisionerja e Vettingut Genta Bungo ‘frikësoi në palcë’ Adriatik Llallën
Lajme

Kryekomisionerja e Vettingut Genta Bungo ‘frikësoi në palcë’ Adriatik Llallën

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla tërhiqet nga Vettingu. Llalla ka kërkuar dorëheqjen nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar në Apel, duke i shpëtuar kështu edhe sitës së drejtësisë. Nisur nga ky rast gazetari Artan Hoxha përshëndet komisionerët e Vettingut , të kryesuar nga “dora e hekurt”, kryekomisionerja Genta Bungo.

“Ende pa nisur audiencat publike komisionet e vetingut, “te paprekshmit” e drejtesise shqiptare po hapin krahun nje nga nje.

Ata qe i kishin vendosur atje ne kupole te drejtesise, qe i kishin perdorur pa limit, qe i kishin mbrojtur nga ndeshkimi i ligjit tashme nuk i mbrojne dot me, sepse nuk kane garanci per te mbrojtur as veten.

Eshte rasti per te pershendetur dhe falenderuar komisioneret e vetingut, ne vecanti per rastin konkret, Kryekomisioneren Genta Bungo. 

JU NUK JENI VETEM ne misionin historik qe u eshte besuar.
Me ju dhe me shpresen te ju, eshte nje popull i tere. Eshte cdo shqiptar brenda e jashte republikes sone qe e do kete vend dhe ka vendosur ti rrise femijet ne atdheun tone te perbashket. Per te gjithe ata qe ishin skeptike, perfshire dhe mua, nuk u paska dashur shume mund.

Ende pa u hedhur ne det rrjeta per peshkaqenet, peshqit e medhenj kane nisur vet te dalin ne zall…”, shkruan në një status të tij gazetari Artan Hoxha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.