E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Çfarë më thonë socialistët për Edi Ramën
Lajme

Kryemadhi: Çfarë më thonë socialistët për Edi Ramën

Gjatë fjalës së saj me banorët e njësisë 1 në Tiranë, Kryemadhi tregoi edhe bisedat që ajo bën me socialistët e thjeshtë, të cilët i thonë se qeveria nuk ka bërë asgjë në këto 4 vite.

“Në këto 4 vite që ky zotëria kishte gjithë tepsinë, kusinë a i rriti pagat, ai i kthe shqiptarët nga emigracioni, arriti mundësinë për të punësuar të rinjtë, a uli taksat? Kur takoj socialistet, ata thonë: Monika kemi 4 vjet që dëgjojmë premtime premtime dhe zero realizime. Flet për projekte 3D por ne nuk paguajmë dot faturën e dritave vjen dhe të pret dritat. Nuk kemi mundësi të paguajmë ilaçet. Kemi frikë të flasim për rritjen e çmimit të ilaçeve. Nuk jetohet me frikë”, tha Kryemadhi.

Sipas saj, do ta përmbysin Ramën jo si indievid, por si sisitem.

“Do ta përmbysim, jo Edi Ramën si individ, por si sistem, si mentalitet, që mos ti shkojë më në mendje, jo vetëm Ramës por të gjithë ata që duan të bëhen si Rama, që raste të tilla të mos vijnë më.  Të punojmë cdo ditë që të rinjtë mos ikën nga Shqipëria, por të jetojnë këtu”, u shpreh Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.