E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Do ta heqim  taksën e Rrugës së Kombit
Publik News

Kryemadhi: Do ta heqim taksën e Rrugës së Kombit

Gjatë një interviste për mediat në Kosovë kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u angazhua se do ta heqë taksën e Rrugës së Kombit, duke theksuar se dy vendet nuk do të ndahen nga taksat financiare.

monika kryemadhi

 

“Për sa i përket taksës, ne do ta kthejmë mbrapsht gjithë atë taksë. Atë që nuk na ndanë dot shekujt, nuk mund të na ndajnë dot pejtollet e rrugëve, kështu që të jeni të bindur që shumë e shpejtë do të jetë dita që do të rrënohet një taksë ndarjeje, edhe financiare. Boll kemi paguar taksat e ndarjeve shpirtërore, tashmë nuk mund të ndajnë më taksat financiare”, shprehet Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së foli edhe mbi mbiemrin Kryemadhi duke treguar detaje nga celebrimi me Ilir Metën.

“Sepse në fakt e kam mbiemrin Kryemadhi. Edhe kur jam martuar, kur kemi bërë celebrimin bashkë me Ilirin, punonjësja e gjendjes civile na pyeti: Mbiemri? Sigurisht që Kryemadhi, – i thashë unë. Po patjetër që Kryemadhi, – i tha dhe Iliri, – se si mund ta ketë ndryshe mbiemrin?

Ndoshta instinkti i parë nuk ka qenë le të themi Kryemadhi për të ruajtur një lloj identiteti apo për të treguar një lloj karshillëku ndaj mbiemrit Meta, sepse unë do të isha shumë e nderuar të kisha mbiemrin Meta, mbiemrin e Ilir Metës, por ndoshta në atë kohë e kam menduar edhe pak si vajzë babai, sepse kandidonim për deputetë, dhe gjithmonë deputetët që kandidonin në një proces mazhoritar, në të cilin kemi qenë në atë kohë, shkruhej emri i kandidatit, emri i babait dhe mbiemri dhe unë nuk mund të shkruaja:

Monika Ramazan Meta, kur ndërkohë babai im quhej Ramazan Kryemadhi dhe ky ka qenë instinkti i parë i mbiemrit Kryemadhi. Por, më pas sigurisht edhe eksperiencat, edhe shumë gjëra të tjera, ose njohjet, unë atëherë kam qenë Zëvendës-presidente e Internacionales të Rinisë Socialiste, që në vitin 1994 jam zgjedhur, dhe unë celebrimin me Ilir Metën e kemi bërë pasi na ka lindur vajza jonë e parë, Bora, në janar të vitit 1999”, shprehet Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.