E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi e quan ‘proces politik’: Persona pranë meje janë rrëmbyer dhe u është kërkuar të japin dëshmi të rreme
Lajme

Kryemadhi e quan ‘proces politik’: Persona pranë meje janë rrëmbyer dhe u është kërkuar të japin dëshmi të rreme

Monika Kryemadhi dha një deklaratë për shtyp nga selia e Kuvendit.

Kryemadhi: Dje mora materialin për vendimin e masës së sigurisë për mua, duhej ta lexoja, nuk isha shumë e qetë mendërisht dhe shpirtërisht ta lexoja me detaje. Në thirrjen në SPK jam pyetur për kallëzimin penal ndaj Veliajt.

I kam dërguar prokurorit të çështjes mbi 5 mijë faqe prova të vërtetuara, të miat, masë dhe familjarëve të mi.

Unë kisha rreth 5 mijë faqe, mamaja rreth 3 mijë.

Nuk kishte përfshirje të tyre në kërkesën e prokurorisë për gjykatën. Që në nisje ishte një proces politik që nisi nga denoncimi im për inceneratorët.

Indinjata ime dje erdhi pas deklaratës së SPAK pasi mendoja se qoftë edhe për shkak të këtij ambienti mosbesues do të ishin korrekt në marrëdhënien e çështjes sonë.

U thirrën për orë të tëra, janë rrëmbyer nëpër aeroporte miq të mi, të huaj e shqiptarë, u kanë kërkuar të bëjnë dëshmi të rreme dhe janë intimiduar, por nuk kemi folur sepse kemi besuar tek reforma për të cilën aleatët tonë kanë paguar.

Deklarata dje ka shkelur nenin për dekretin hetimor.

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi  lëshuar akuza para mediave një ditë pas arrestimit të Ilir Metës nga SPAK dhe masës “detyrim paraqitje” ndaj saj.

Kryemadhi ka kërcënuar efektivin që mori me forcë Metën duke u shprehur: Motërfu*ker, harron që jemi vend i vogël dhe njihemi.

Kryemadhi iu përgjigj akuzave lidhur me blerjen e një shtëpie në vlerën e 310 mijë eurove nga mamaja e saj. Deputetja e pranoi këtë fakt, por tha se mamaja e saj ka qenë mjeke dhe ka pasur një sërë funksionesh publike si dhe është marrë me biznes.

“Mamaja ime paska blerë 310 mijë euro, por mamaja ime nuk ka ardhur në Tiranë në 2013, por në 1953. Mamaja ime ka qenë mjeke. Mamaja ime ka qenë në një zyrë me Valentina Leskajn. Mamaja ime ka qenë kryetare e gruas së Tiranës. Këta të gjithë janë milionerë me biznese, mamaja ime nuk blinte dot një shtëpi,  bizneset janë të gjitha të dokumentuara, edhe me tatime të paguara. Nuk po merrem me gjërat e tjera politike, sepse ekipi i avokatëve e do merren seriozisht me këtë gjë, unë do merrem politikisht. Monika kryemadhi dhe Ilir Meta i kanë arritur të gjitha vetë, nuk kanë shpirtin, trupin për të qenë në duart e një grupi xhelat kriminal”, theksoi Kryemadhi.

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi në deklaratën për media pas arrestimit të ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta, tha se SPAK gënjen kur thotë se ka harxhuar 106 mijë euro për operacione.

Sakaq, ajo është ndalur dhe te operacionet e kryera, duke thënë se fëmija i saj ka bërë ndërhyrje për arsye shëndetësore dhe për këtë ndihet shumë e fyer nga investigimet e SPAK lidhur me shumat e harxhuara për ndërhyrjet.

Kryemadhi tha kur fëmija i saj ka qenë 6 vjeç ka pasur nevojë për ndërhyrje të menjëhershme, pasi përndryshe do të vdiste. Ajo shprehet se dhe Meta ka bërë operacione dhe se paratë i ka paguar vetë ajo.

Më tej, Kryemadhi u shpreh nëse Rama e ka deklaruar operacionin e djalit të tij Gregorit i cili sipas saj vuante nga kanceri. Ajo ngriti pyetjen pse SPAK nuk heton shpenzimet e atij operacioni, kush dhe sa janë paguar.

“Janë thirrur qindra njerëz familjarë dhe bashkëpunëtorë të mi. Janë rrëmbyer janë zhveshur, të huaj dhe shqiptarë janë intimiduar janë kërcënuar madje i është kërkuare që të bëjnë edhe deklarime të rreme.

Deklarata e djeshme e SPAK ku fliste për pastrimin e parave, operacionit të Monika Kryemadhit ka cënuar sekretin hetimor.

Ndihem shumë e fyer që SPAK gënjen në deklartën kur thotë 106 mijë euro. Në moshën 6 vjec fëmija im është operuar dhe mjeket i kenë dhënë një javë  jetë nëse nuk bëhej ndërhyrja. Ka bërë edhe dy ndërhyrje të tjera. Ka bërë edhe Ilir Meta një operacion shëndetësor në 2013 që nuk e ka paguar Ilir Meta por e kam paguar unë dhe Meta nuk e di. Ilir Meta nuk ka paguar në jetën e vet as një shishe ujë. Kam paguar unë çdo gjë dhe çdo transaksione në shkollat e fëmijëve të mi, kam paguar unë dritat dhe ujin. Edhe rrogën e Ilir Metës e kam marrë unë në bankë. Ilir Meta është marrë vetëm me politikë.

Të më fali shumë Matilda Makoçi, Gregor Rama dhe Edi Rama, a e ka investiguar spak se sa kanë paguar për djalin nga operacionet me kancer? Të më falni shumë.

A e ka hetuar SPAK këtë operacion? Nxjerr SPAK operacionet e fëmijës tim dhe operacionit tim të mitrës. Nuk kam bërë asnjë operacion plastik. Deklarata e djeshme ka qëllim politik”, tha Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.