E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi i shkon në zyrë Bashës, takimi në selinë blu
Politikë

Kryemadhi i shkon në zyrë Bashës, takimi në selinë blu

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka shkuar në zyrë kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

 

 

Takimi vjen nje dite pasi u mesua se selia blu kishte përgatitur një raport për 30 qershorin, që do t’ia paraqesë partnerëve ndërkombëtarë dhe nderkohe qe pritet qe opozita te rinise intensivisht protestat.

Mesohet se neser kryedemokrati Basha pritet te zhvilloje takimin edhe me aleatet e tjere, ne vijim te strategjise per aksionin opozitar.

Ne raportin e pergatitur per 30 qershorin ka të detajuara shkeljet dhe paligjshmëritë në zgjedhjet e 30 qershorit me prova konkrete që implikojnë Partinë Socialiste.

Mësohet se fillimisht raporti i PD-së i është dorëzuar misionit ndërkombëtar të vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it.

Nderkohe, sezoni i ri politik që sapo ka nisur, pritet të kulmojë me protesta në çdo qytet dhe në Tiranë, të cilat do të jenë të mëdha dhe agresive sipas eksponentëve të opozitës.

Kete e ka bere te ditur dje edhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili ka thene ne  nje prononcim per mediat se “rruga e protestës mbetet kryesorja për opozitën shqiptare, në kushtet e krizës politike”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.