E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Këta janë nëna e koronavirusit
Publik News

Kryemadhi: Këta janë nëna e koronavirusit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i konsideron të ekzagjëruara masat e marra nga qeveria kundër koronavirusit.

 

Ajo tha në “Open” në Top Channel, se qytetarët shqiptarë duhet t’u jepen qetësi, ndërsa akuzoi ashpër ministren e Shëndetësisë në lidhje me pezullimin e koncesionit të Check-Up-t.

Kryemadhi: Frika e kryeministrit nuk parandalon virusin. Nuk vuajmë të gjithë nga frymëmarrja. Kryetari i Partisë Demokratike shkon në zyrë dhe shikojmë kryeministrin që del nga bunkeri i vetë. Kjo është qesharake.

Ata me probleme me frymëmarrjen janë ndër më të prekurit nga koronavirusi. Por, kjo nuk e çliron atë nga përgjegjësitë. Në të kundërt, ka socialistë të tjerë që mund ta zëvendësojë. Fatin e secilit nga ne e ka Zoti, nuk e ka as qeveria dhe as politika.

Ka pasur epidemi edhe më përpara dhe njerëzit shkonin nëpër kisha dha xhamija. Duhet t’i japim besim, forcë dhe kushte personelit shëndetësor. Shqiptarët kanë nevojë të jenë të qetë, boll është në panik ekonimia shqiptare. Boll vazhdon akoma trauma e 26 nëntorit dhe ata që janë përjashtë vazhdojnë të jenë përjashta.

Më vjen mesazh që ministrja e Shëndetësisë thotë nuk e kemi anuluar por pezulluar koncesionin e Check Up-t. E kupton çfarë monstrash. Këta janë nëna e koronavirusit. Banka e Shqipërisë kërkon që të mos u merren interesa për këto kohë dhe del qeveria dhe thotë se ne nuk e miratojmë këtë gjë. Janë në terezi këta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.